Vendosni fjalën kyçe....

Trump Media investon 2 miliardë dollarë në Bitcoin


Kompania mediatike dhe teknologjike e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka blerë rreth 2 miliardë dollarë në Bitcoin dhe asete të lidhura me to, duke nënvizuar kthesën përshpejtuese të administratës së tij drejt kriptovalutave.

Familja Trump është bashkuar gjithnjë e më shumë me industrinë e kriptovalutave përmes sipërmarrjeve të reja, investimeve dhe miratimeve publike në muajt e fundit.

Të hënën, Trump Media – kompania pas platformës Truth Social – njoftoi blerjen, duke thënë se 300 milionë dollarë të tjerë në kapital janë ndarë për Bitcoin dhe duke sinjalizuar se mund t’i konvertojë asetet në kriptovaluta në varësi të kushteve të tregut, shkruan RT.

Asetet do përdoren “për të sjellë të ardhura dhe potencialisht për të blerë asete shtesë kripto”, tha sefi dhe presidenti Devin Nunes. Kriptovalutat tani përbëjnë rreth dy të tretat e 3 miliardë dollarëve të firmës në zotërime likuide.

Blerja është pjesë e “Planit të thesarit Bitcoin” të Trump Media, që përfshin blerjen dhe mbajtjen e aseteve dixhitale – ngjashëm me mënyrën se si kompanitë grumbullojnë obligacione – për të rritur likuiditetin dhe fleksibilitetin financiar.

Aksionet e Trump Media u rritën me gati 10% pas njoftimit. Trump, i cili i vendosi aksionet e tij në një fond të menaxhuar nga Donald Trump Jr., që mban një pjesë të madhe të aksioneve me vlerë rreth 2.3 miliardë dollarë.

Dikur një skeptik i kriptovalutave, Trump ndryshoi kurs gjatë fushatës së vitit 2024, duke u zotuar ta bënte SHBA-në “kryeqytetin e kriptovalutave të botës” dhe të shërbente si “presidenti i kriptovalutave” i saj. Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, ai ka mbështetur disa sipërmarrje të udhëhequra nga familja në këtë hapësirë, duke përfshirë ëorld Liberty Financial – një projekt financiar i decentralizuar që ka sjellë 500 milionë dollarë që nga prezantimi në shtator.