
Fluturimet në dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion në Izrael janë pezulluar përkohësisht pas shqetësimeve për një kërcënim të mundshëm me raketa që vinin nga Jemeni. Si pasojë, disa avionë, përfshirë dy që vinin nga ishulli grek i Kretës, u detyruan të qëndronin në ajër për disa minuta përpara se të merrnin leje për të zbritur, përcjell YNetNews.
Pas një ndalese të shkurtër të trafikut ajror, autoritetet izraelite njoftuan se situata është rikthyer në normalitet dhe lëvizja e avionëve në aeroport ka rifilluar. Pezullimi i përkohshëm u bë si masë paraprake sigurie, në një kohë kur tensionet në rajon kanë sjellë rritje të gatishmërisë përballë kërcënimeve të mundshme ajrore.