
Ka dështuar për të 51-ën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ndryshe nga herët tjera, në seancën e sotme nuk është hedhur në votim fare konstituimi i Kuvendit pas një përplasjeje mes kryesuesit të seancës, Avni Dehari dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.
Dehari i ndërpreu fjalën Musliut, ndërsa kjo e fundit ia mori mikrofonin duke vijuar fjalën. Seanca e radhës është caktuar për të premten në orën 11:00.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretim lidhur me pasojat juridike që mund të lindin në rast se Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh.
Afati skadon pas tri ditësh.