
Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump po kërkon partnerë të rinj për ndërtimin e projektit të mbrojtjes raketore “Golden Dome”, duke përjashtuar kompaninë SpaceX të Elon Musk, pas një përplasjeje mes presidentit dhe miliarderit, përcjell YNetNews.
Sipas agjencisë Reuters, ndër kompanitë që po shqyrtohen është edhe Amazon, e cila ka arritur me sukses të lëshojë satelitë në orbitë në prill, në kuadër të projektit “Kuiper Belt”. Plani i ri mbrojtës i SHBA-së synon të vendosë interceptues raketash në satelitë, për të krijuar një rrjet mbrojtës që do të sigurojë mbrojtje nga hapësira.