
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, deklaroi gjatë një vlerësimi operacional me drejtuesit e sistemit të mbrojtjes se Izraeli ndodhet “në pikën më të afërt për arritjen e objektivave të luftës”. Ai theksoi se frontet e hapura mbeten në Gaza dhe Jemen, dhe se është e domosdoshme të veprohet për një zgjidhje të plotë në këto zona, përcjell Open Source.
Katz paralajmëroi gjithashtu për mundësinë e rinisjes së fushatës ushtarake ndaj Iranit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së epërsisë ajrore të arritur gjatë operacionit “Luani në Ngritje” dhe nevojën për një plan efektiv për të parandaluar rikthimin e projekteve bërthamore dhe raketore të Iranit.
Ministri foli edhe për rëndësinë e kthimit të pengjeve, duke e cilësuar këtë si një përparësi kombëtare.