
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Donald Trump ka vendosur të tërheqë SHBA-në nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) pas një shqyrtimi të pjesëmarrjes amerikane në agjenci.
“Presidenti Trump ka vendosur të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga UNESCO – e cila mbështet kauza kulturore dhe sociale “woke” dhe përçarëse që janë plotësisht në kundërshtim me politikat e shëndosha për të cilat votuan amerikanët në nëntor”, tha zëvendëszëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, për The New York Post.
“Ky President do e vërë gjithmonë Amerikën në radhë të parë dhe do sigurojë që anëtarësimi i vendit tonë në të gjitha organizatat ndërkombëtare të jetë në përputhje me interesat tona kombëtare.
Shqyrtimi i administratës identifikoi probleme me politikat e Shumëllojshmërisë, Barazisë dhe Përfshirjes të UNESCO-s, dhe atë që e pa si një paragjykim pro-palestinez dhe pro-Kinë, shkruan Newsweek.