Vendosni fjalën kyçe....

Kongresi Amerikan miraton ndryshimin e emrit të sallës së operës në Qendrën Kennedy në nder të Melania Trump


Komiteti i Buxhetit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA ka miratuar një amendament që kërkon që salla e operës në Qendrën Kennedy në Uashington D.C. të marrë emrin e Zonjës së Parë, Melania Trump. Ky ndryshim është pjesë e paketës së financimit për vitin 2026 për Departamentin e Brendshëm, i cili mbikëqyr sektorin kulturor të vendit, përcjell YNetNews.

Amendamenti ka ngjallur reagime të përziera në skenën politike dhe kulturore amerikane, pasi Kennedy Center konsiderohet një nga institucionet më të rëndësishme artistike në SHBA dhe mban emrin e presidentit John F. Kennedy që nga themelimi i saj. Nëse miratohet edhe nga Senati dhe firmoset nga presidenti, emri i ri do të hyjë në fuqi si pjesë e ligjit të financimeve federale.