Vendosni fjalën kyçe....

Telushi firmos për Kukësin


Mesfushori Bruno Telushi ka lënë Partizanin dhe ka firmosur për klubin verilindor të Kukësit.

Telushi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, duke u shndërruar në transferimin më të rëndësishëm deri më tani të nënkampionëve.

Ish mesfushori i Partizani ka udhëtuar menjëherë drejt Tropojës, aty ku Kukësi po zhvillon fazën përgatitore.

Pasi nuk arriti akordin me Partizanin për rinovimin e kontratës, Telushi vendosi të bashkohet me Kukësin i cili tashmë drejtohet nga Gega, trajneri që së bashku rikthyen titullin te Partizani pas 26 vitesh.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *