
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në ambientet e brendshme të një banese në zonën e quajtur “Rruga e Ersekës”, në qytetin e Korçës. Sipas burimeve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi brenda shtëpisë, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke lënduar lehtë të zotin e banesës.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në banesat përreth. Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.
Personi i lënduar është marrë me urgjencë nga ambulanca dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani, nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar.