
Një zjarr i madh dogji disa hektarë pyje me pishë të zezë në zonën e Shkopetit.
Flakët u aktivizuan të shtunën dhe vijuan gjatë gjithë së dielës.
Zjarrfikësit e Kurbinit dhe Matit, të ndihmuar nga forcat e armatosura dhe shërbimi pyjor kanë punuar për shuarjen e flakëve po kanë hasur vështirësi të mëdha për shkak të terrenit të vështirë.
Flakët kanë mbërritur deri pranë digës së Shkopetit ndërkohë që për shuarjen e flakëve kërkohet ndërhyrja nga ajri.