Vendosni fjalën kyçe....

Avokati pret flokët si shenjë proteste përballë Kuvendit të Kosovës: Nuk jemi të aftë të mbajmë një shtet


Avokati Arianit Koçi ka zhvilluar një akt simbolik proteste përballë Kuvendit të Kosovës, duke rruar flokët në shenjë pakënaqësie ndaj moskonstituimit të institucioneve pas zgjedhjeve.

Koçi kishte paralajmëruar më herët se do të reagonte publikisht dhe këtë të hënë zgjodhi një formë të pazakontë për të dhënë mesazhin e tij.

“Po na rrezikohet edhe shtetësia e Kosovës. Miq dhe armiq po binden që ne nuk jemi të aftë me majt një shtet”, deklaroi ai, duke e cilësuar veprimin si një “akt simbolik”.

Protesta e tij vjen në një kohë tensionesh politike, ndërsa vendi mbetet pa një Kuvend funksional.