Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e PD-së braktisin Komisionin e Ekonomisë: Nuk pranojmë rregullat e PS-së, por ato të demokracisë


Komisioni për Ekonominë dhe Financat është përfshirë në debat, ku deputetët e opozitës, kanë denoncuar sjelljen e maxhorancës në parlament, të cilën e quajnë arbitrare dhe antikushtetuese 

“Në 33 vjet, nuk ka ndodhur asnjëherë, pavarësisht nga përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës, të arrihet deri në pikën ku mazhoranca të përcaktoje kush është opozita. Nuk më habit Edi Rama, se ai kështu është, por më habit sjellja e kolegëve të mazhorancës”, u shpreh Edmond Spaho.

“Po flasim për probleme fondamentale. E drejta e opozitës për t’u përfaqësuar në Kuvend. Refuzoni të përfaqësoni opozitën në Komisioinin e Reformës Zgjedhore. Ne nuk do të pranojmë rregullat tuaja, por rregullat e demokracisë”, tha Leskaj nga ana tjetër.

Refuzimi i Deputetëve të mazhorancës për të reflektuar, i detyroi deputetët demokratë të braktisin mbledhjen e komisionit.