
Familja Taraj që zotëron lokalin “Sunset” në Ksamil ka reaguar publikisht përmes një letre të hapur lidhur me sherrin e ditës së djeshme me pronarin e “Euro Hotel”, Albert Pashaj.
Reagimi vjen pas arrestimit sot të Agim Tarajt dhe dy personave të tjerë nga policia, pasi akuzohen se kanë dhunuar Pashajn.
Sipas familjes Taraj, Pashaj, ka provokuar prej disa ditësh Tarajn dhe punonjësit e lokalit ndërsa ka vënë gjithashtu kamera sigurie pranë biznesit të tyre.
Po kështu në reagim thuhet se zona në plazhin e Ksamilit që pretendohet se është shkak për përplasjen mes Tarajt e Pashajt, është lënë plazh publik nga bashkia e Sarandës. Ata theksojnë se e kanë zbatuar këtë vendim, ndryshe nga Pashaj që kërkon ta shfrytëzojë për fitim.
Reagimi publik i familjes Taraj
“Jemi të detyruar të bëjmë këtë komunikim me ju në emër të familjes së Agim Taraj. Nisur nga vidjot dhe lajmet e orëve të fundit. Eshte hedhur baltë me shumë të pa vërteta në portale të ndryshme informative.
Sqarojme se personi që shfaqet në vidjo i goditur është pronar i Euro Hotel Albert Pashaj dhe jo pushues. Personat e përfshir në konflikt janë punonjës të barit( dhe klient të rastësishëm) të cilët kanë reaguar pas ofendimeve dhe presioneve të vazhdueshme të Albert Pashaj në vendin e tyre të punës.Agim Taraj nuk është pjesë e sherrit të ndodhur në ambjentet e barit të tij. Emri i tij është përhapur me shpëjtësi nga Albert Pashaj pronar i hotelit të ndërtuar së fundmi, për të dëmtuar biznesin familjar. Albert Pashaj së bashku me familjaret ditën e djeshme kanë provokuar disa herë punonjesit dhe kanë dëmtuar ambjentet e Barit.Ata kanë shpejtuar të nxjerrin vidjot dhe emrin e Agim Taraj në cdo portal lajmesh,duke u viktimizuar dhe pretenduar se janë sulmuar nga ai.
Ky incident i dates 19.07.2025 është një skenar i parapergatitur i Pronarit të Hotelit Albert Pashaj i cili paraprakisht ka vendosur kamera në fshehtësi dhe në kundershtim me ligjin në rrugë dhe te pemet në afersi të Barit Sunset(veprim për të cilin është bërë edhe denoncim) Për shkak të konkurencës dhe për të dëmtuar biznesin prej shumë javesh ai ka nisur provokimet për Agim Taraj dhe punonjësve të barit të tij duke i share,fyer dhe duke u bërë vidjo të vazhdueshme të cilat i hidhte në rrjetet sociale( nëse një kamarier e shanë, i thua ik nga puna se unë jam me i fuqishem këtu,e ndertova hotelin në 1 vit,jam i pasur,do i marr çdo gjë,kam lidhje me Edi Ramen etj, i ndez telefonin para fytyres kamarierit dhe i thua reago se do ta nxjerr te JOQ,çfarë reagimi pritet? Punonjesit jane aty për të nxjerrë bukën e gojës.(I kerkojme falje kryeministrit për përmendjen e emrit sepse këto janë fjalët e Albert Pashaj).
Sqarim:
Hoteli EURO me Pronar Albert Pashaj është ndërtuar dhe ka funksionur si i tille këtë vit,duke aplikuar dhe pretenduar të marrë hapesirën e plazhit që është investuar për vite me rradhë nga Sunset Bar. Kjo hapesirë plazhi në këtë sezon veror është lënë publike nga Bashkia,vendim i cili është respektuar nga ana jonë .Pronari i hotelit Albert Pashaj kërkon ta marrë plazhin me çdo kusht dhe fajëson Agim Taraj.Duke qene se shteti e la plazhin publik, Albert Pashaj eshte zotuar qe te eleminoj konkurentin”Sunset” Ai për jave me rradhë u ka bere presione te gjitha strukturave të shtetit dhe nuk ka dashur ta zgjidhe problemin me marreveshje.
Ne telefonin e tij gjenden me 10-tra vidjo qe ka bere per kete qellim. Se fundmi per 2 jave me rradhe ai ka nisur ne portale lajmesh nje fushate shpifje dhe ekspozimi negativ të biznesit “Sunset”dhe pronarit Agim Taraj,ndaj te cilit ka ngritur dhe kurthe here pas here duke e thirrur ne ambjentet ku ka vendosur kamera,duke e provokuar me fjale fyese ne menyre qe ky te reagoj me prekje fizike dhe keto pamje ai ti perdore sikurse beri dhe diten e djeshme,ku nxori dhe nje vidjo te diteve me pare.
Sunset Bar në Ksamil ka shume vite qe ka funksionuar dhe funksionin si nje biznes me dokumentacion te rregullt nga shteti Shqiptar.Ne plazhin qe pretendon te marre Albert Pashaj është investuar çdo vit i gjithë mundi dhe djersa e familjes.(pasi ky plazh ka qene shkemb dhe eshte investuar për ta bërë të prekshem nga pushuesit ) Ne emer të familjes Taraj ju kerkojme ndjesë dhe i kerkojme strukturave ligjzbatuese te zbardhin të plotë ngjarjen dhe te vene perpara përgjëgjësisë autoret e vertet të këtij skenari, qe ka synim demtimin e biznesit ne kulmin e sezonit.Theksojme se sulmet e vazhdueshme dhe presionet e Albert Pashaj kane sjelle dem emocional,psikologjik dhe ekomonik per te gjithe familjes tone dhe për punetoret.”
*Reagimi marrë nga Report TV
