
Udhëtarët e metrosë në Shenzhen të Kinës, së shpejti mund të kenë nevojë t’u lëshojnë vendin robotëve transportonë ushqime e porosi të tjera.
Më herët këtë javë, dhjetëra robotë autonomë me katër rrota për transportim hipën dhe dolën nga trenat dhe metrotë dhe përfundimisht shpërndanë pako në disa dyqane të vogla “7-Eleven”, shkruan Popsci.
Edhe pse ky demonstrim ishte vetëm një provë paraprake dhe u zhvillua gjatë orëve jashtë orarit të pikut, kompania që qëndron pas robotëve që udhëtojnë në metro beson se së shpejti mund të ndihmojnë në mbushjen e rafteve në rreth 100 dyqane të “7-Eleven”. Nisma është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë në Kinë dhe vende të tjera për të normalizuar praninë e robotëve të transportit që veprojnë në hapësira publike.
Prova e raportuar për herë të parë nga South China Morning Post, paraqiti 41 robotë të zhvilluar nga një degë e Vanke, një firmë e madhe kineze në pronësi pjesërisht të Metrosë Shenzhen.
Një demonstrim video i ndarë nga kompania tregon robotët, afërsisht një metër të gjatë dhe të shëndoshë, të rreshtuar në një stacion metroje. Ata presin që pasagjerët njerëz të dalin nga vagoni i metrosë përpara se të hipin në të. Pasi arrijnë në stacionin e tyre, robotët dalin nga vagoni dhe drejtohen vetë drejt një ashensori, i cili aktivizohet nga largësia.