
Një makinë “Mercedes-Benz” është gjetur në orët e para të mëngjesit në Korçë. Zjarri ka rënë rreth orës 2 të mëngjesit ndërsa makina është shkrumbuar thuajse krejtësisht.
Zjarri ka dëmtuar edhe një pjesë të një makine tjetër që ishte parkuar pranë. Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.
…
Një i ri është arrestuar në Vaun e Dejës pasi është kapur me pistoletë pa leje. 28-vjeçari me iniciale E.P. u ndalua në Nënshat.
Njoftimi
“Vau i Dejës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”. Kapet në flagrancë me armë zjarri pistoletë, në fshatin Nënshat, vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak. Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.”