Vendosni fjalën kyçe....

Plagosi me thikë ish-kunatin pas konfliktit familjar, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë


Një konflikt familjar ka përfunduar me plagosje në qytetin e Sarandës, ku një 26-vjeçar ka goditur me mjet prerës ish-burrin e motrës së tij.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, më 16 korrik, rreth orës 16:00, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar. Sipas policisë, shtetasi E. N., banues në Sarandë, ka plagosur gjatë një konflikti 44-vjeçarin K. B., banues në Delvinë.

I dëmtuari ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar në flagrancë nga efektivët e Komisariatit të Policisë Sarandë.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.