
Është riformuluar skema për fituesin e kategorisë superiore në kampionatin shqiptar të futbollit.
Dy vitet e fundit, katër ekipet që renditeshin të parat ndesheshin me njëra-tjetrën me skemën e gjysmëfinaleve dhe finales.
Nga sezoni që vjen, pas përfundimit të sezonit të rregullt, katër ekipeve të kreut do u përgjysmohen pikët e më pas do ndeshen me njëra-tjetrën për tre javë të tjera duke u përballur nga dy herë me secilin kundërshtar.
Ndeshjet do luhen në stadiumin “Air Albania”.