Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohen 62 çadra dhe shezlongë pa leje në Darëzezë


Policia e Fierit ka vijuar sot aksionin për lirimin e hapësirave publike në bregdet. Në plazhin e Darëzezës, gjatë operacionit “Plazhi i lirë”, u sekuestruan 62 çadra dhe shezlongë të vendosur pa leje në zonën bregdetare.

Pronari i subjektit, një 41-vjeçar nga Fieri, është proceduar penalisht për zaptim të hapësirës publike.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. G., 41 vjeç, banues në Fier, pronar i një subjekti në plazhin e Darëzezës, pasi nga kontrollet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike, u konstatua se kishte vënë në bregdet, pa lejen përkatëse, 62 çadra dhe shezlongë, të cilët u hoqën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.