
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për përqendrim pushteti, gjatë konferencës “The Western Balkan Paradigm” në Tiranë.
Ai deklaroi se 94% e pushteteve janë në dorën e Ramës, i cili, sipas tij, ka marrë poste si kryetar i Komitetit Kombëtar të Ujërave dhe i Këshillit Kombëtar të Shkencës. Berisha e quajti këtë situatë “diktaturë moderne”.
“Shqipëria nisi negociatat e aderimit dhe mund t’u siguroj se nisi negociatat në një kohë kur nuk plotësonte asnjë kriter përveçse gjeopolitikës.
Kushdo që dëshiron të ulet, ne jemi gati t’u ofrojmë të dhënat evropiane dhe statistikat që mbështesin këtë që them.
Shqipëria i nisi negociatat kur të gjitha pushtetet, 94 përqind përqendrohen në një dorë.
Këtu mund të shikoni se ky është viti 2020, është diktatori i fundit dhe tani kjo kolonë është më e lartë.
Tani, kryeministri i Shqipërisë për habinë tuaj, që atëherë është bërë kryetar i Këshillit Kombëtar të Shkencës, është bërë kryetar i Komitetit Kombëtar të Ujërave, që atëherë, kryeministri shqiptar ka ndryshuar ligje dhe çdo ndërtesë e vetme, edhe ato njëkatëshe, duhet të nënshkruhen prej tij në mënyrë që të ekzistojnë, duke shkelur çdo parim ndërkombëtar sepse ne jemi anëtarë të Këshillit të Europës dhe ka një autonomi lokale, ka një autonomi rajonale.
Por ky është realiteti këtu”, deklaroi Sali Berisha.