Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 21-vjeçari në Korçë, shiste kanabis


Policia e Korçës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Split”, duke arrestuar një 21-vjeçar që shiste doza kanabisi në lagjen nr. 8 të qytetit. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën doza të gatshme për shitje.

Gjithashtu, u procedua penalisht një 29-vjeçar, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi që dyshohet se i kishte blerë të arrestuarit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e kanabisit, një celular dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e drogës. 

Njoftimi:

Korçë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Split”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Shiste doza kanabisi, në lagjen nr. 8, kapet në flagrancë me doza kanabisi dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Procedohet penalisht një 29-vjeçar pasi u kap në flagrancë me doza kanabisi që ia kishte blerë 21-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Split”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u arrestua në flagrancë shtetasi F. L., 21 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se shiste doza të lëndës narkotike kanabis, në lagjen nr. 8, Korçë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje;

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në flagrancë me doza kanabisi që dyshohet se ia kishte blerë 21-vjeçarit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e kanabisit, 1 celular dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.