
Plani i SHBA-së për të rritur sanksionet kundër Rusisë ka qenë në proces prej muajsh.
Në maj, Reuters raportoi se planet ishin përmbyllur për më shumë sanksione të lidhura me energjinë dhe financat, duke cituar tre zyrtarë amerikanë dhe një burim të njohur me çështjen.
Objektivat përfshinin gjigantin shtetëror rus të energjisë Gazprom dhe subjekte të mëdha të përfshira në sektorët e burimeve natyrore dhe bankare, tha një zyrtar i administratës, i cili ashtu si burimet e tjera kërkoi anonimitet për të diskutuar çështjen, shkruan Reuters.
Ndërkohë presidenti amerikan premtoi sot se SHBA-ja do i dërgojë Ukrainës sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot” teksa pohoi se ishte i zhgënjyer me presidentin rus Putin.
“Ne do t’u dërgojmë atyre sisteme Patriot, të cilat u nevojiten me dëshpërim, sepse Putini ka zhgënjyer shumë njerëz. Ai flet mirë dhe pastaj i bombardon të gjithë në mbrëmje”, tha Trump.
“Ne në thelb do t’u dërgojmë atyre pajisje të ndryshme ushtarake shumë të sofistikuara. Ata do të na paguajnë 100% për këtë.”
Trump nuk tha se sa sisteme Patriot planifikon të dërgojë në Ukrainë, por tha se Shtetet e Bashkuara do të rimbursohen për koston e tyre nga Bashkimi Evropian.