Vendosni fjalën kyçe....

Suedia rrit moshën e rekrutimit për ish-oficerët nga 47 në 70 vjeç


Suedia do rrisë kufirin e moshës së rekrutimit për ish-oficerët nga 47 në 70 vjeç, sugjeroi një shqyrtim i caktuar nga qeveria të hënën.

Ndërrimi, nëse miratohet, do thotë që ish-oficerët e moshës deri në 70 vjeç mund të thirren në shërbim ushtarak në rast nevoje, shkruan Reuters.

Suedia e ka rimenduar doktrinën e saj të sigurisë për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, duke u bashkuar me NATO-n në vitin 2024. Duke dyfishuar tashmë shpenzimet e mbrojtjes që nga viti 2020 në 2.4% të PBB-së, ajo ka nisur një shtysë të madhe që do ta çojë atë në 3.5% deri në vitin 2032.