
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot” në Ukrainë, ndërsa administrata e tij po tregohet gjithnjë e më e zhgënjyer nga refuzimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për të negociuar përfundimin e luftës, raporton AP.
“Putini i habiti shumë njerëz. Flet mirë gjatë ditës, pastaj i bombardon të gjithë në mbrëmje. Kështu që kemi një problem të vogël këtu. Nuk më pëlqen kjo,” u shpreh Trump.
Më herët këtë javë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina është “afër arritjes së një marrëveshjeje shumënivelëshe për furnizimin me sisteme dhe raketa të reja Patriot”.