Vendosni fjalën kyçe....

Bitcoin thyen tjetër rekord, kap 123,000 dollarë


Bitcoin kaloi 120,000 dollarë për herë të parë të hënën, duke shënuar një çast historik për kriptomonedhën më të fuqishme në botë, ndërsa investitorët vënë bast për fitoret e politikave të kërkuara prej kohësh për industrinë këtë javë.

Bitcoin arriti një nivel rekord prej 123,153.22 dollarësh përpara se të tërhiqej paksa për t’u tregtuar 2.4% më lart rreth 122,000 dollarëve, shkruan Reuters.

Më vonë gjatë ditës, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së do debatojë një sërë projektligjesh për t’i siguruar industrisë së aseteve dixhitale kuadrin rregullator të vendit që ajo e ka kërkuar prej kohësh.

Këto kërkesa kanë gjetur jehonë tek Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili e ka quajtur veten “presidenti i kriptovalutave” dhe u ka kërkuar politikëbërësve të ripërpunojnë rregullat në favor të industrisë.

“Aktualisht, po përballet me disa pengesa”, tha analisti i tregut të IG-së, Tony Sycamore, duke përmendur kërkesën e fortë institucionale, pritjet për fitime të mëtejshme dhe mbështetjen nga Trump si arsye për optimizmin.

“Ka qenë një lëvizje shumë, shumë e fortë gjatë gjashtë ose shtatë ditëve të fundit dhe është e vështirë të shihet se ku ndalet tani. Duket sikur mund të hedhë një vështrim lehtësisht në nivelin 125,000 dollarë”, tha ai.