Vendosni fjalën kyçe....

“Ata nuk duan t’ia dinë për lojtarët po për xhepat e tyre” – Courtois kritikat të ashpra UEFA-s


Portieri belg Thibaut Courtois ka akuzuar organet drejtuese të futbollit se kanë përparësi te fitimi i ardhurave mbi shëndetin e lojtarëve në një qortim të ashpër të trajtimit të UEFA-s dhe FIFA-s ndaj kalendarit global të futbollit.

Portieri i Realit të Madridit dënoi organet në fjalë pas humbjes së Belgjikës 2-1 kundër Italisë në play-off-in e vendit të tretë të Ligës së Kombeve, një ndeshje që ai e përshkroi si një shtesë ‘e pakuptimtë’ .

Të dy skuadrat bënë një numër ndryshimesh në formacionet e tyre fillestare për ndeshjen e medaljes së bronzit, me Belgjikën që la pushim yjet Eden Hazard dhe Romelu Lukaku pasi të dy u ankuan për dëmtime të vogla dhe lodhje pas humbjes ndaj Francës.