
Disa vatra zjarri janë raportuar ditën e sotme në vend. Flakët kanë përfshirë pasditen e sotme fshatin Drenovë në Mallakastër. Të ndihmuara nga era, ato janë përhapur me shpejtësi ndërsa në zonë kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse.
Ndërhyrja paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.
Flakë të fuqishme janë shfaqur gjithashtu në kodrat e Karinës ndërsa janë përhapur edhe në territorin e Peqinit dhe fshatin Sinanballaj të Rrogozhinës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të larta.