Vendosni fjalën kyçe....

Me video/ Tensionet në Theth, momenti kur goditen me molotov mjetet e IKMT


Një situatë e tensionuar u shënua diten e djeshme në Theth, ku gjatë një aksioni të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur, disa banorë goditën me molotov mjetet e inspektoratit. Policia ndërhyri menjëherë në vendngjarje.  Në pamjet e publikuara nga JOQ, shihet momenti kur mjetet e IKMT goditen me molotov nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas autoriteteve, aksioni do të vijojë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në funksion të lirimit të hapësirave të zaptuara në mënyrë të paligjshme dhe ruajtjes së integritetit mjedisor të zonës.