Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin


Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot në mesditë rekursin e kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon zëvendësimin e masës së “arrestit me burg”.

Veliaj ndodhet në qeli që prej datës 10 shkurt, i akuzuar për korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Seanca do të zhvillohet në orën 12:00, në dhomë këshillimi dhe pa praninë e palëve. Relatore e çështjes është gjyqtarja Albana Boksi, ndërsa anëtarë janë Medi Bici dhe Sokol Binaj.