Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Begaj nderon kapitenin Arben Anamali: Një akt heroik që meriton respekt përjetë



Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka nderuar me respekt të thellë kapitenin 51-vjeçar nga Shkodra, Arben Anamali, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike, duke shpëtuar nga mbytja dy turistë.

Në një mesazh publik, Kreu i Shtetit e cilësoi veprimin e Anamalit si një akt heroizmi dhe një dëshmi e shpirtit të lartë njerëzor. Ai e vlerësoi Anamalin si një model të rrallë shoqëror, që duhet të kujtohet dhe nderohet përjetë.

Nderim përjetë Arben Anamalit, kapitenit 51-vjeçar nga Shkodra, për aktin heroik të shpëtimit të dy turistëve nga mbytja, duke dëshmuar një model shoqëror dhe shpirt heroik,” – u shpreh presidenti Begaj.

Ai shtoi se është pranë familjes së kapitenit në këto momente të vështira, duke ndarë dhimbjen me të afërmit dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar për jetën dhe kontributin e tij.

Jam pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira dhimbjeje,” përfundoi presidenti.