Vendosni fjalën kyçe....

Macron: Europa duhet të shkëputet nga varësia e dyfishtë ndaj SHBA-së dhe Kinës



Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për një Evropë më të pavarur dhe më të fuqishme, duke paralajmëruar se vendet evropiane duhet të reduktojnë “varësinë e dyfishtë” nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Deklarata e tij u bë gjatë një vizite shtetërore historike në Mbretërinë e Bashkuar – e para e një lideri evropian që prej Brexit-it, përcjell Guardian.

Duke folur para qindra deputetëve dhe të ftuarve në Galerinë Mbretërore të Parlamentit britanik, Macron paraqiti vizionin e tij për një “Evropë më të gjerë” përtej kufijve të BE-së, me Francën dhe Britaninë në qendër të bashkëpunimit.

“Duhet të çlirojmë vendet tona nga varësitë e tepërta ndaj SHBA-së dhe Kinës,” tha Macron. “Nëse vazhdojmë të jemi të varur, e ardhmja jonë dhe ajo e fëmijëve tanë është e rrezikuar.”

Macron theksoi se Kina po deformon tregtinë e ndershme përmes subvencioneve të mëdha dhe qëndrimeve agresive në zinxhirët globalë të furnizimit, ndërsa SHBA ka ndërmarrë hapa të qartë drejt një lufte tregtare dhe shmangie nga rregullat e OBT-së.