Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet nga burgu Ervin Salianji


Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji është liruar nga burgu.

Demokrati i8shte dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me dosjen e ashtuquajtur “Babale” të audiopërgjimit të pretenduar ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Gjykata e Fierit e pranoi kërkesën e Salianjit për ndryshim të masës së sigurisë duke e lënë në liri me kusht. Salianji e ka cilësuar procesin ndaj tij si të montuar politikisht.

Pas publikimit në selinë e PD-së të audiopërgjimit ndaj Agron Xhafajt, ky i fundit dhe vëllai i tij Fatmir Xhafaj e hodhën poshtë si të rremë e të manipuluar atë. Pas kësaj Xhafaj u vetëdorëzua të autoritetet italiane. Kryeministri Rama e mori në mbrojtje Xhafajn pas publikimit duke thënë se ai ishte i manipuluar dhe i pavërtetë.