Vendosni fjalën kyçe....

KESH blen 33 milionë euro energji për korrikun


Drejtori i KESH, Erald Elezi

KESH ka blerë 33 milionë euro energji për muajin korrik.

Prodhimi i brendshëm nuk ka mjaftuar për të siguruar furnizimin e duhur për vendin në sezon turistik. 246 mijë mmegavatët e energjisë së blerë kanë qenë më të kushtueshme pasi për to janë shpenzuar 135 euro për megavat ndërkohë që në qershor një i tillë ka kushtuar 100 euro.

Importi i energjisë nga janari deri në korrik shkon mbi 90 milionë euro.