
Një zjarr i madh vijon të digjet prej pesë ditësh në bashkinë e Finiqit.
Flakët që kanë përpirë çdo bimësi vijojnë të jenë aktive në zonën e vështirë malore mes Malçanit dhe Grazhdanit ku është dashur ndërhyrja nga ajri.
Një helikopter i ushtrisë po ndihmon për shuarjen e zjarrit sidomos aty ku është e pamundur të ndërhyhet nga toka.
Përveç zjarrfikësve dhe forcave të emergjencave civile, mnë ndihmë kanë shkuar edhe 30 ushtarë ndërsa pritet të ndërhyjë nga ajri edhe një avion zjarrfikës nga Greqia.