Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Kukës, humb jetën 65-vjeçari


Një 65-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në fshatin Grykë Çajë të Kukësit.

Viktima Liman Shehu ka humbur drejtimin e makinës duke dalë nga rruga.

Ai është nisur me shpejtësi drejt spitalit por ka humbur jetën në ambulancë.

Njoftimi

“Kukës / Informacion paraprak. Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e  automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”