
Kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti Fatmir Mediu, gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Porto të Portugalisë, ka zhvilluar takime me figura të rëndësishme ndërkombëtare.
Në një postim në rrjetet sociale, Mediu njoftoi se takoi Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së dhe Presidentin e Këshillit të Evropës, Theodoros Roussopoulos.
Ai theksoi se ranë dakord për të vazhduar bashkëpunimin me opozitën dhe për të prezantuar faktet mbi manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit.
“Në Porto Portugali gjatë takimit të Asamblesë Parlamentare të OSBE pata kënaqësinë të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE si dhe Presidentin e Këshillit të Europës Theodoros Roussopoulos.
Në takim ramë dakord për të vazhduar bashkëpunimin me opozitën dhe prezantuar faktet e manipulimit të zgjedhjeve të 11 Majit”, shkroi Mediu.
View this post on Instagram