Vendosni fjalën kyçe....

“Telenovela” në Kosovë, dështon për të 41-ën herë konstituimi i Kuvendit


Ka dështuar për 41-ën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, një çështje që tashmë është kthyer në telenovelë dhe ka paralizuar jetën politike në Kosovë.

Në sallë ishin në seancën e sotme 99 deputetë ndërsa për ngritjen e komisionit për votimin e fshehtë që zgjedh kreun e Kuvendit votuan 54 prej tyre.

Seanca e radhës është caktuar për të shtunën në orën 11 të paradites.  Gjatë seancës ka pasur përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të opozitës.

Në një vendim para pak ditësh, Gjykata Kushtetuese u kërkoi deputetëve që të gjejnë zgjidhje për konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh.