Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku i përgjigjet Gogut: Shqetësohu për baltën që ka hedhur mazhoranca, jo opozita


Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, reagoi me replikë ndaj fjalës së Toni Gogut në Kuvend, duke i kërkuar mazhorancës të mos e përdorë opozitën si justifikim për dështimet e saj. Ajo theksoi se shqetësimi real duhet të jetë korrupsioni, manipulimi i zgjedhjeve të 11 majit dhe mungesa e standardeve, të cilat sipas saj janë theksuar edhe në raportet ndërkombëtare.

“Mos ia qani hallin farëe opozitës zoti Gogu, mos u shqetëso aspak për opozitën. Ti duhet të shqetësohesh për baltën ndaj Shqipërisë, për zgjedhjet e manipuluara në raportet që lexohen atje në Parlamentin Evropian, shqetësohu për korrupsionin dhe këtu citoj raportin që do lexohet më 9 korrik. Shqetësohu për baltën që ka hedhur mazhoranca dhe jo opozita.

Opozita e ka kryer detyrën e saj me përsosmëri. Nuk është bllokuar ky proces asnjëherë prej nesh, por prej jush. Prej mungesës së standardeve, ashtu siç do e bllokoni për zgjedhje, as në standarde ballkanike. Duhet të shqetësoheni për mungesën e standardeve, sepse nuk janë plotësuar, për këto duhet të shqetësoheni ju dhe jo për hallet e opozitës. Opozita i zgjidh vetë hallet e saj”, tha Tabaku.