Vendosni fjalën kyçe....

Malltezi pas seancës për “Partizanin”: Do të përballemi me Ramën dhe falangat e tij


Pas shtyrjes së seancës gjyqësore në datën 21 korrik 2025 për çështjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi deklaroi për mediat se procesi ndaj tij dhe të pandehurve të tjerë është një farsë politike.

Malltezi u shpreh se janë shkelur procedurat, pasi kreu i PD Sali Berisha nuk u njoftua për seancën të paktën 10 ditë më parë se ajo të mbahej, siç parashikohet në Kodin e Procedurës Penale, por thirrja për të ka ardhur vetëm ditën e premte.

“Sot ka nisur farsa, ne do të vijojmë. Do të përballemi.
Njoftimi për zotin Berisha ka ardhur të premten, sipas Kodit të Procedurës duhet të vijë 10 ditë më parë. Policia ka gënjyer, e ka pasur 2 javë në dorë dhe nuk e kanë sjellë. Do të përballemi me Ramën dhe falangat e tij. Ne kemi zhvilluar pronën tonë pa cënuar të tjerët, jo si Ram që vjedh prona dhe ua fal të tijve”, tha ai.