Vendosni fjalën kyçe....

“Zjarri s’është shuar ende, tregu industrial nuk i plotëson kushtet” – Prefekti i Durrësit


Zjarri i rënë në tregun industrial në plazhin e Durrësit nuk është shuar ende plotësisht.

Në një deklaratë për mediat, prefekti Emiljano Jani tha se shkak i zjarri mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike ndërsa theksoi se tregu nuk plotëson kushtet teknike elektrike.

“Zjarri i rënë në tregun industrial është masiv, janë angazhuar të gjitha forcat zjarrfikëset e Durrësit, Autoritetit Portual, bashkive Shijak dhe Kavajë, si edhe na janë bashkuar edhe nga zjarrfikësit e Kamzës. Furnizime me bote uji kanë qenë nga të gjitha institucionet Durrësit. Dëme të konsiderueshme materiale. Ende nuk kemi një vlerësim të saktë, siç edhe nuk dimë shkakun e zjarrit. Mendohet të jetë edhe si shkak i një shkëndije elektrike, është një treg që nuk përmbush asnjë kriter dhe kusht të sigurimit teknik. Ndaj zjarri ishte kaq masiv. Është një treg që menaxhohet nga privati. Dëmet ishin të shumta materiale por jemi të lumtur që nuk kishte viktima dhe pasoja në njerëz. Puna për vënien nën kontroll të flakëve vijon ende”, tha Jani për News24.