Vendosni fjalën kyçe....

Shin Bet zbulon rrjetin më të madh terrorist të Hamasit në Hebron


Shin Bet (shërbimi i fshehtë i brenshëm i Izraelit) tha se arrestoi 60 të dyshuar në një operacion masiv kundër terrorizmit të drejtuar kundër një rrjeti terrorist të Hamasit në zonën e Hebronit. Gjatë marrjes në pyetje, agjencia e sigurisë zgjidhi një hetim 15-vjeçar për një sulm terrorist vdekjeprurës, ku u vranë katër izraelitë.

Agjencia e sigurisë tha se rrjeti terrorist po planifikonte sulme në të ardhmen e afërt. Gjatë operacionit, u konfiskuan 22 armë, duke përfshirë granata dhe eksplozivë shpërthyes dhe u zbulua një strukturë nëntokësore për ruajtjen e armëve dhe strehimin e terroristëve.

Sipas Shin Bet, operativë të lartë të Hamasit, shumica e të cilëve kishin vuajtur dënimin në burgjet izraelite, u përpoqën të rekrutonin, armatosnin dhe stërvitnin rekrutë të rinj për të kryer sulme kundër objektivave izraelite, shkruan Ynet.

Rrjeti terrorist kreu stërvitje për përdorimin e armëve të zjarrit, mblodhi informacione mbi objektiva të mundshme për sulm dhe përgatiti materiale dhe pajisje shpërthyese për t’u përdorur në sulmet e nxitura nga Hamasi në Bregun Perëndimor dhe brenda Izraelit.

Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari ofroi informacione të vlefshme që çuan në më shumë arrestime. Rreth 10 skuadra terroriste që planifikonin sulme u identifikuan dhe eliminuan”, tha Shin Bet.

Një nga të dyshuarit e kapur nga forcat e sigurisë ishte i lidhur me sulmin e vitit 2010 pranë Hebronit, ku u vranë Talya, 45 vjeç, dhe Yitzhak Imes, Avishai Shindler, 24 vjeç, dhe Kochava Even-Haim, 37 vjeç.

“Ky ishte një nga hetimet më të gjera kundër terrorizmit të kryera në Bregun Perëndimor në dhjetëvjeçarin e fundit”, tha një zyrtar i Shin Bet.

“Zbulimi i infrastrukturës terroriste që kishte vepruar fshehurazi, pengoi qëllimin e Hamasit për të kryer sulme.”