
Më 30 qershor dhe 1 korrik 2025, në hotelin “Hilton” në Shkup, do të zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do t’i kushtohet Planit për Rritje prej 6 miliardë eurosh, të miratuar nga Komisioni Evropian.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, takimi do të nisë të hënën në orën 16:00 me një bisedë tet-a-tet mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, pasuar nga një takim dypalësh me delegacione të zgjeruara.
Të martën, më 1 korrik, në orën 09:30, parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pas pritjes, Mickoski dhe Kos do të mbajnë fjalimet hyrëse të samitit.
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i prezantuar nga Komisioni Evropian në nëntor të vitit 2023, synon të forcojë integrimin ekonomik të rajonit me tregun e përbashkët të BE-së, të thellojë bashkëpunimin ekonomik rajonal, të nxisë reformat kyçe dhe të rrisë asistencën financiare për përshpejtimin e këtyre reformave.
Për Maqedoninë e Veriut, në kuadër të këtij plani, janë parashikuar 750 milionë euro asistencë financiare.