Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy automjete në rrugën Pogradec–Tushemisht, tre persona të lënduar


Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar lëndimin e tre pasagjerëve.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.