Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë për kultivim kanabisi


Policia e Lezhës ka vijuar operacionin antikanabis të koduar “Koordinata”, duke zbuluar dhe asgjësuar 150 bimë kanabisi në një parcelë në fshatin Berzanë, Njësia Administrative Zejmen.

Gjatë kontrollit, u arrestua në flagrancë 45-vjeçari nga i njëjti fshat, i cili u kap duke u kujdesur për bimët narkotike. Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.

Njoftimi:

Lezhë / Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, në një parcelë në fshatin Berzanë, janë gjetur dhe asgjësuar 150 bimë narkotike cannabis sativa.

Autori i dyshuar, shtetasi Z. K., 45 vjeç, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve të kryera me metoda proaktive, në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Berzanë, Njësia Administrative Zejmen, u zbulua një parcelë me 150 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët dhe u arrestua shtetasi Z. K., 45 vjeç, banues në fshatin Berzanë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon, pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.