
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila kërkonte lirim nga qelia për arsye shëndetësore, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së të datës 29 prill 2025.
Fetahu ndodhet në paraburgim që prej nëntorit 2024, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK në kuadër të hetimeve për grupin kriminal të Suel Çelës në Elbasan. Sipas dosjes hetimore, ish-gjyqtarja dyshohet se ka favorizuar këtë grup përmes vendimeve gjyqësore dhe ka komunikuar me anëtarët e tij, fakte të mbështetura në përgjimet e platformës Sky ECC.
Emri i Fetahut del gjithashtu në hetimet e dy dosjeve të tjera të SPAK, ku ajo dyshohet se ka pasur lidhje edhe me organizatën kriminale “Çopja”.