
Policia e Shtetit arrestoi në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës 23-vjeçarin Ergys Arrnjeti, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Gjykata në L’Aquila, Itali, ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për trafik droge në kuadër të një organizate kriminale, vepër që dënohet deri në 24 vite burg.
Njoftimi:
Në vijim të bashkëpunimit intensiv me partnerët italianë, të koordinuar nga rrjeti ENFAST, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, gjatë operacionit “Operacionalja 49”, lokalizoi në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Ergys Arrnjeti., 23 vjeç.
Në vitin 2024, Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.
Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali