
Kreu Suprem i Iranit Ali Khamenei
Udhëheqësi suprem i Iranit shpall fitoren ndaj Izraelit, teksa tha se “regjimi sionist thuajse u rrëzua”. Në një fjalim drejtuar kombit, tha se vendi kiste rezistuar ashtu si duhet dhe përgëzoi popullin dhe forcat e armatosura për suksesin.
Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse SHBA-ja dhe Izraeli do u ktheheshin sulmeve ndaj Iranit, do kishte kundërpërgjigje, shkruan AA.
“Me gjithë atë zhurmë, me të gjitha ato pretendime, regjimi sionist, nën goditjet e Republikës Islamike, pothuajse u shemb”, tha Khamenei në një mesazh televiziv drejtuar popullit iranian të postuar në llogarinë e tij zyrtare X.
“Ju ofroj urimet e mia për fitoren ndaj regjimit sionist”, shtoi ai.
Khamenei shtoi më tej duke pretenduar se sulmet amerikane ndaj vendeve bërthamore të Iranit nuk kishin bërë shumë dëme dhe se presidenti amerikan Trump po përpiqej të fshihte të vërtetën.