Vendosni fjalën kyçe....

“Ti burgose Fatos Nanon për politikë”- Përplasja Berisha – Koçi në Kuvend: Ty të nxorën kartelet nga parlamenti


Seanca plenare e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me një përplasje të ashpër mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit socialist Petro Koçi.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi Koçin se ishte larguar nga politika për shkak të karteleve të drogës.

“Petro kush të nxori ty nga parlamenti, kartelet të nxorën. E di që do të thuash jo, por ata të nxorën se po të kishe qenë i tyre nuk dilje ti. Ti do thuash atë që të kanë programuar, fol, nuk fol njëlloj flet.”, u shpreh ai.

Më pas, Berisha vijoi me akuzat e njëjta për vjedhje zgjedhjesh. “Këtë verë nuk festuat dot fitoren me farsë sepse në Bruksel, Strasburg dhe forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës.”, u shpreh Berisha.

Përgjigja e Petro Koçit ishte po aq e fortë. Deputeti socialist e akuzoi Berishën si njeriun e fundit që mund të flasë për zgjedhje të lira në Shqipëri, duke i kujtuar ngjarjet e vitit 1996. “Je kampion i vjedhjes së votave dhe grushtit të shtetit. Ke rrahur komisionerët e PS-së dhe ke burgosur Fatos Nanon për arsye politike,” deklaroi Koçi.

Ai e akuzoi gjithashtu Berishën për diskreditim të vendit në arenën ndërkombëtare duke e krahasuar me presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro: “Ti je në të njëjtën valë me Maduron, duke e paraqitur Shqipërinë si vend të karteleve dhe mafies. Turp të kesh!”

“Sali, ti je i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasësh për zgjedhje të lira. Je kampion i vjedhjeve dhe grushtit të shtetit të 1996.

A e mban mend ca i ke bërë kryetarit të PS në Librazhd dhe kryetarit të PS në Bulqizë, i masakruat, një rrahje barbare me bandat e tyre elektorale. E mbani mend ca i keni bërë komisionerit të fierit, i keni rrahur dhe nxjerrë nga qendrat e votimit.

Ke bërë të njëjtën gjë edhe më 20 tetor të atij viti në prezencë të deputetëve që vinin nga Italia. Në sy të tyre, banda juaj qëlloi komsionerin e PS, Viktor Binaj, një trim mbi trimat.

E qëlluat në sy të tyre, u ndalua votimi sepse ndërhyri ambasadori italian. Ti burgose Fatos Nanon për politikë, dakord dhe mos fol më për zgjedhje.

Je në të njëjtën valë me Maduron. Duke akuzuar shqiptarët si mafie ndërkombëtare e karteleve dhe bandave të drogës, turp të kesh”, tha Petro Koçi.