
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjithsej 74 vite burg për 7 të pandehurit në çështjen “Metamorfoza”. Dënimi më i lartë është kërkuar për Behar Bajrin me 15 vite burg, ndjekur nga biznesmeni Pëllumb Gjoka me 14 vite.
Kërkesat e SPAK për dënime:
Behar Bajroviç – 15 vite burg
Pëllumb Gjoka – 14 vite burg
Edmond Preka – 11 vite burg
Oltian Bistri – 9 vite burg
Ardit Hasanbegaj – 9 vite burg
Xhevair Lita (ish-prokuror) – 6 vite burg
Të gjithë të pandehurit kanë përfituar gjykim të shkurtuar, çka do të reduktojë me një të tretën dënimet e tyre nëse shpallen fajtorë.