Vendosni fjalën kyçe....

Ulet numri i të infektuarve, shënohen 2 viktima nga Covid-19 në Kosovë



Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 2 vdekje nga COVID-19. Të dhënat janë publikuar nga Ministria e Shëndetësisë e cila bën me dije se gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 373 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ndërkohë janë shëruar 1 mijë e 710 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 211.022. Gjithashtu bëhet me dije edhe numri i qytetarëve që janë vaksinuar në 24 orët e fundit, janë kryer më shumë se 1 mijë e 400 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“15 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.427 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.802.978 doza të vaksinës.

Deri më sot 811.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 94.149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 3.139 testime, 373 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 1.710 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 211.022.

Në total numri i rasteve aktive është 9.461.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.