
Presidenti i SHBA-së, Trump, e quajti Zohran Mamdanin, një “të çmendur komunist” pasi ky i fundit siguroi vota të mjaftueshme në zgjedhjet paraprake demokrate për kryetar bashkie në Neë York City, duke u pozicionuar si fitues i mundshëm.
“Më në fund ndodhi, demokratët e kanë kaluar vijën. Zohran Mamdani, një i çmendur 100% komunist, sapo ka fituar zgjedhjet paraprake demokrate dhe është në rrugën e tij për t’u bërë kryetar bashkie.
“Kemi pasur të majtë radikalë më parë, por kjo po bëhet paksa qesharake. Ai duket I TMERRSHËM, zëri i tij është i ashpër, nuk është shumë i zgjuar”, tha Trump në një postim në Truth Social.
“Ai ka me vete Alexandra Ocasio Cortez +3, të gjithë budallenjtë, që e mbështesin”, tha Trump në një postim në Truth Social, ndërsa iu referua udhëheqësit të pakicës në Senat, Chuck Schumer, si “senatori ynë i madh palestinez”, duke pretenduar se “Chuck Schumer që qan po përulet para Mamdanit, shkruan AA.
Ish-Guvernatori Andreë Cuomo pranoi humbjen në zgjedhjet paraprake Demokratike të Qytetit të Nju Jorkut të martën në mbrëmje, duke e pozicionuar mirë kandidatin kryesor Zohran Mamdani për t’u bërë kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit.
Mamdani ka qenë një mbështetës i fortë i Palestinës dhe një kritik i vendosur i Izraelit dhe sulmeve të tij në Gaza, ku janë vrarë mbi 50 mijë persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavë.